Real Madrid kërkon Dzekon

Gjiganti spanjoll, Real Madrid është duke kërkuar sulmuesin boshnjak të Manchester Cityt, Edin Dzekon.
Trajneri i “mbretërve”, Jose Mourinho dëshiron që në ‘Santiago Bernabeu’ të sjellë boshnjakun si zëvendësim të Gonzalo Higuain, ky i fundit sipas të gjitha gjasave në fund të këtij sezoni do të largohet nga Madridi.
Mourinho edhe më parë ka kërkuar blerjen e boshnjakut, i cili nuk ka treguar formë të mirë në këtë sezon të garave tek skuadra e “qytetit”.
Dzeko është lojtar që i përshtatet lojës së Mourinhos.