Ibra, zhgënjimi i Champions: Inter, po luajmë shumë keq
"Duke luajtur kaq keq mund të fitohet vetëm kampionati, jo Champions". Këtë e thotë Zlatan Ibrahimoviç. Suedezi, sërish deçiziv në Seria A me Firorentinën, nuk mund ta harrojë sfidën e dyfishtë me Mançesterin. Një zhgënjim i madh, të cilin vetë Zlatan nuk e përtyp dot ("Sa inat të të eliminojnë ashtu"), por nuk mund ta kalonte pa një kritikë. Ndërsa më pas është i gatshëm t‘u premtojë tifozëve interistë: "Është viti im më i mirë, do ta fitojmë titullin".
Pra, Ibra nuk e ka përjetuar mirë eliminimin dhe këtë nuk e fsheh. "Sa jam zhgënjyer nga zero deri në dhjetë? Dhjetë". Dhimbja është e madhe. Champions ka ikur, Inter do ta provojë sërish vitin tjetër, por titulli është gjithnjë e më pranë. Fitoret kundër Xhenoas dhe Fiorentinës nga kjo pikëpamje luajnë një rol fondamental, mbi të gjitha sepse Juve, me katër golëshin e shënuar ndaj Bolonjës, i ishte afruar frikshëm kreut. Suedezi e ka zgjidhur situatën, ashtu siç ka demonstruar shpesh se është i aftë ta bëjë në Serinë A. Por në Evropë mbetet një i dështuar. Dhe këtu rikthehemi te pika e tij e dobët. "Po, sepse Champions ishte objektivi im i parë", pranon Ibrahimoviç, "dhe gjynah që na eci kaq keq". Pra, për të thyer këtë tabu disavjeçare, Interit i nevojitet një reagim mbështetur në kualitete. Ka akoma disa polemika në lidhje me golin e avantazhit të zikaltërve në ndeshjen kundër Fiorentinës. "Ndërhyrja e Ibrahimoviç ishte e rrezikshme, me këmbën e ngritur, për këtë arsye u tremba dhe ngadalësova daljen time", akuzon Frei. Ai më pas shton: "Në fakt Zlatan erdhi më kërkoi falje".
Ndryshimet mes Champions dhe Serisë A e kanë ndarë popullin zikaltër në pro dhe kundër Murinjos. Një ndjenjë ndarjeje të krijonin dhe pankartat e afishuara në stadium, të cilat transmetonin edhe reagimet e ndryshme të tifozëve. Në anën veriore, zemra e tifozëve më të nxehtë zikaltër kishte shkruar një mesazh "fair play" ("Chapeau Manchester") dhe vazhdonte me një tjetër: "Por ne jemi një skuadër e madhe, Murinjo-Morati, të vazhdojmë përpara". Kjo të lë të kuptosh se të gjithë janë bashkë dhe se nuk do të ketë asnjë proces ndaj skuadrës, klubit dhe mbi të gjitha trajnerit. Ndërsa, pak a shumë në të njëjtën kohë, nga ana e kundërt e stadiumit del në pah një pankartë e vogël, por e dukshme, që konteston gjithçka: "Ne jemi me Mançinin". Këtu bëhet fjalë për ish-trajnerin Roberto, jo futbollistin Amantino, i cili qëndron në stol pa iu ndjerë zëri. Parulla qëndroi e hapur për pak kohë, para se të hiqej nga punëtorët e stadiumit. Ndeshja e nostalgjikëve është ndjerë edhe me zë, në veçanti nga ana e "tribunës së kuqe", kur mes të tjerësh qarkullonte edhe Stefano Filuki, përgjegjësi zikaltër i sigurisë. Dhe nuk është krejt rastësi, që pas goditjes së mrekullueshme të dënimit në golin e dytë, Zlatan Ibrahimoviç, aspak nostalgjik, është drejtuar nga kjo pesë e tifozëve, ku me gjeste u ka kërkuar të heshtin dhe të mos e hapin më gojën. Dhe kush fiton, ka gjithmonë të drejtë, citon shprehja e vjetër.