E Diel, 1 Nëntor 2026

Ura për në Teheran

Gjendja e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Iranit bazohet në një histori të gjatë të armiqësisë dhe mungesës së besimit. Për iranianët, ky tension shkon në fillim të viteve 1950, ku një grusht shtet i ////////inxhinieruar nga SHBA-ja dhe Britania e përmbyti qeverinë e parë të zgjedhur demokratisht të Iranit dhe e zëvendësoi me një diktaturë brutale, e cila zgjati afro tri dekada. Kjo e nxori nga binarët lëvizjen demokratike iraniane dhe kjo vijë e armiqësisë u forcua nga përkrahja e Shtëpisë së Bardhë për Sadam Huseinin gjatë luftës së tij të përgjakshme tetëvjeçare me Iranin në vitet 1980. Për amerikanët, tensioni ia nis me rrethimin e ambasadës së SHBA-së në vitin 1979 dhe situatën poshtëruese si pengje.

Është e mundur që kjo armiqësi me rrënjë të thella të tejkalohet, por do të kërkojë vullnet të vërtetë politik dhe përpjekje nga të dy palët. Për fillim është thelbësore që zyrtarët e SHBA-së të ndryshojnë gjuhën e tyre dhe sjelljet drejt Iranit. Fjalori dhe qëndrimi që janë përdorur /////////qe një kohë të gjatë kanë dështuar. Fraza si "të gjitha opsionet janë në tavolinë" dhe "ndryshimi i regjimit" e kanë thelluar zbrazëtinë dhe kanë provokuar konfrontim të mëtejshëm. Qytetarët dhe zyrtarët iranianë po presin të shohin "ndryshimin", të cilin Barak Obama e premtoi gjatë fushatës së tij presidenciale. Iranianët dëshirojnë të shohin një ndryshim në perspektivën e Uashingtonit drejt Teheranit, e pastaj një ndryshim të madh në sjellje.

Një ndryshim i qartë do të ndërtonte besimin për cilindo ekip negociues iranian dhe do t‘u mundësonte politikanëve që janë pro negociatave që të guxojnë të flasin. Në mënyrë që iranianët të ndërtojnë çfarëdo hapjeje ndaj SHBA-së, politikanë të tillë duhet të fillojnë të mbledhin përkrahje publike. Çfarëdo politike e administratës së Obamas, që do të duket asgjë më pak se sa e vërtetë, do të shihet si një përpjekje për ta mashtruar Iranin dhe do të përjetësojë armiqësinë. Gjersa shumica e diskutimit rreth SHBA-së dhe Iranit përqendrohet në dallimet e tyre (të vërteta), ne nuk duhet t‘i mbyllim sytë ndaj interesave tona të përbashkëta. Interesat që SHBA-ja dhe Irani i ndajnë së bashku janë sjellja e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Afganistan dhe Irak, sjellja e paqes në Gjirin Persik dhe luftimi i terrorizmit dhe radikalizmit që del nga versioni ekstrem i islamit, i njohur si Salafizëm ose Wahabizëm. Për një gjë, interesat e SHBA-së, Iranit, shteteve të tjera në Lindjen e Mesme dhe Afganistanit vazhdimisht po lidhen.

Për tjetrën, roli i Iranit në krijimin e një dialogu konstruktiv ndërmjet islamit dhe Perëndimit është shumë i rëndësishëm. Kur procesi demokratik në Iran krahasohet me atë të fqinjëve të tij, qeveria e shumicës ironikisht//////// janë zgjedhur nga SHBA dhe kombet e tjera perëndimore, Irani e ka një fushë më të hapur dhe të llojllojshme politike sesa shumica e shteteve në këtë rajon. Sistemi politik i Iranit në fakt është më i afërt me modelin perëndimor sesa shumë shtete të tjera të Lindjes së Mesme. Pavarësisht tensioneve të vjetra në mes këtyre dy shteteve, lidhjet kulturore janë të thella.

Universitetet amerikane historikisht kanë qenë destinim për iranianët dhe sot janë shtëpi për akademikë iranianë në lëmi të ndryshme. Në mes të amerikanëve ekziston një vlerësim për kulturën islamike dhe persiane që vjen nga civilizimi iranian dhe e demonstron veten me anë të muzikës persiane, artit dhe literaturës si poezia e Rumi-t. Gjatë 30 viteve të kaluara, shumë shtete brenda dhe jashtë rajonit të Gjirit Persik definuan dhe lidhën interesat e tyre kombëtare dhe politikat e jashtme bazuar në ekzistencën e armiqësisë ndërmjet Teheranit dhe Uashingtonit. Është e kuptueshme se për arsye politike dhe ekonomike shumë mund të kundërshtojnë një ndryshim në status quo-n, duke menduar se kjo do të lëndonte interesat e tyre. Ky ankth dhe shqetësim shtrihet përtej rajonit dhe këto brenga ndonjëherë përkthehen në përpjekje që të shkatërrohet çfarëdo shprese për pajtim.

Një kërcënim tjetër ndaj hapjes së marrëdhënieve Iran-SHBA vjen nga elementet radikale përbrenda//////// që të dy kryeqyteteve dhe ndonjëherë janë të mëdha dhe nënçmojnë apo i heshtin ata të cilët thërrasin për ndryshim. Zyrtarët iranianë dhe ata të SHBA-së duhet të përpiqen t‘i adresojnë këto brenga dhe të shpjegojnë se marrëdhëniet më të mira do të çonin drejt rritjes së stabilitetit në rajon, zhvillimit ekonomik, progresit në luftën kundër narko-trafikimit, përpjekjeve të suksesshme që të adresohet ekstremizmi ideologjik dhe një rrjedhje më të sigurt të naftës. Nga këto suksese nuk do të përfitojnë vetëm shtetet në rajon. Uashingtoni dhe Teherani kanë shumëçka për të tejkaluar.

Mirëpo, është në interes të shteteve islamike dhe Perëndimit që Teherani dhe Uashingtoni të përpiqen t‘i zgjidhin konfliktet e tyre. Përpjekjet që përfshijnë vullnet të mirë, pjesëmarrje dhe negocim përfundimisht duhet të jenë më të suksesshme sesa armiqësia e vazhduar. Edhe nëse kjo nuk funksionon, ende ia vlen të provohet. SHBA-ja ka bërë një hap duke përfshirë Iranin në diskutime që kanë të bëjnë me Afganistanin. Irani dhe SHBA-ja duhet të vazhdojnë të përpiqen të hapin një kapitull të ri në marrëdhëniet e tyre, duke u bazuar në interesat e tyre të përbashkëta. Mohammad Hassan Khani është asistent profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Imam Sadiq në Teheran. Ai gjithashtu është hulumtues në Institutin për Studime Politike dhe Ndërkombëtare.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›