E Diel, 1 Nëntor 2026

Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit me 3.71% në tremujorin e parë, mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor dhe BE

Ekonomia shqiptare vijoi trendin pozitiv të rritjes edhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, duke u zgjeruar me 3.71%, një normë mbi mesataren e vendeve të Ballkanit Perëndimor (3.6%) dhe dukshëm mbi mesataren e Bashkimit Evropian, e cila qëndroi në 1%.

Gjatë një konference për shtyp, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se rritja ekonomike është mbështetur nga disa sektorë kyç të ekonomisë, ku kontributin më të madh e kanë dhënë administrata publike, shëndetësia dhe arsimi, ndërtimi, si edhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme.

“Ekonomia shqiptare në 3 mujorin e parë të 2026 u rrit me  3.71%, rritje që vazhdon të qëndrojë mbi mesatare e vendeve të BP që rezultoi 3.6% dhe mbi mesataren e BE që është në nivelin 1%. Sektorët me kontribut më të larët kanë qenë ai i administrimit, shëndetit publik dhe arsimit, sektori i ndërtimit dhe i pasurive të paluajtshme. Ndërtimi i u rrit me 3.33%, tregtia transporti dhe hotelet u rritën me 1.61%, komunikacioni me 2.48%, aktivitete financiare me 5 %, të pasurive të luajtshme u rritën 8.9%, aktivitet profesionale me 7.32%. dy degët që rezultuan me rënie ishin bujqësia, pyjet dhe peshkimi qe rezultuan me një rënie prej 0.49%”, tha Ministrja.

Nga ana tjetër, dy sektorë regjistruan ecuri negative. Bujqësia, pyjet dhe peshkimi shënuan një rënie prej 0.49%, e ndikuar kryesisht nga dobësimi i aktivitetit në blegtori dhe peshkim, ndërkohë që nënsektori i bujqësisë rezultoi me një rritje prej 8.8%.

Edhe sektori i industrisë pati një performancë negative, me aktivitetin që u tkurr me 2.17%, kryesisht si pasojë e rënies në industrinë nxjerrëse dhe atë të tekstileve. Në të kundërt, sektori i energjisë elektrike regjistroi një rritje të fortë prej 8.34%.

“Performaca negative është ndikuar nga sektori i blegtorisë dhe peshkimit, ndërsa sektori i bujqësisë ka pësuar një rritje me 8.& %. Sektori i industrisë ka patur një performancë negative. Aktiviteti është ngadalësuar me 2.17%. është ndikuar kryesisht nga aktiviteti në industrinë nxjerrëse dhe atë tekstileve. Ndërsa sektori i energjisë elektrike ka rezultuar me rritje 8.34%. eksportet dhe importet kanë qenë me rritje. Eksportet janë rritur me 9.36%, ndërsa imoportet me 7. 39%”, bëri me dije Ibrahimaj.

Ministrja Ibrahimaj theksoi se një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit vazhdojnë të luajnë investimet e huaja direkte.

“Investimet e huaja direkte, faktor i rëndësishëm zhvillimit ekonomik të vendit. Pjesa më e madhe e flukseve të investimeve kanë ardhur nga Austria, rreth 60 mln euro, ndjekur nga Italia me 49 mln euro, Holanda 38. 42.5%ce investimeve janë përqendruar  te aktivitete e sigurisë financiare”, bëri me dije ajo.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›