Ibrahimi: Masa drastike për shkelësit e ligjit

Aksionet e Bashkisë së Tiranës, tashmë kalojnë në një fazë të re. Mosplotësimi i kritereve ligjore të sigurisë së tregëtimit për lëndët e rrezikshme si dhe parametrat higjenike për produktet ushqimore, ishin objekt i masave me gjoba të niveleve të ndryshme nga ana e Drejtorisë së Kontrollit Urban të Bashkisë.
Drejtori i kësaj drejtorie, Geron Ibrahimi deklaroi se aksioni i Bashkisë nisi pas skadimit të afatit të vendosur nga Bashkia për këto subjekte, në plotësimin e kritereve ligjore.
Pjesë e aksionit të Bashkisë kanë qenë edhe një sërë subjektesh të cilat ushtronin aktivitetin pa u pajisur me dokumentacionin përkatës.