E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërtimet pa leje në Tiranë, policia Bashkiake vijon aksionet

Aksioni i Policisë Bashkiake për prishjen e ndërtimeve pa leje është zhvendosur ditën e shtunë në Kombinat. Nën drejtimin e kreut të Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha, fadroma prishi ndërtesën katër- katëshe, pasi për të nuk kishte asnjë leje ndërtimi.

Sipas Drejtorit të Policisë Bashkiake, ky aksion do të vazhdojë deri në prishjen e ndërtimeve pa leje, të cilat nga evidentimi shkojnë në 300.
Ndërsa në lidhje me marrjen e një leje në Bashki, çdo qytetar edhe pse i është prishur godina, ka të drejtë të aplikojë për leje ndërtimi dhe ta marrë atë duke nisur sërisht rindërtimin.
 

Por duket se edhe pronarët e banesave që i janë prishur deri tani, nuk kanë bëre rezistencë kur punonjës të Bashkisë kanë rrëzuar muret e ndërtuara pa leje.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›