Ibrahimi Rritja e bashkepunimit rajonal rrit vemendjen e biznesit gjerman per rajonin

DW Zoti ambasador konferenca e ambasadoreve te Ballkanit Perendimor beri promovimin e mundesive qe ofrojne keto vende per investuesit nga Gjermania. Si i shikoni shanset per shtimin e investimeve ne Shqiperi
Ibrahimi Kjo konference eshte shume e rendesishme per Shqiperine e per te gjitha vendet e rajonit. Ajo eshte e dyta e ketij lloji qe organizohet nga ambasada e Austrise ne Berlin ne bashkepunim me kompani te ndryshme ose agjenci te ndryshme gjermane ne rastin konkret me Bridge House Law qe eshte nje agjenci biznesi ne landin e Renanise Veriore Vestfalise NRW dhe ambasada e Austrise. Ka nje rendesi shume te madhe sepse per here te pare ne kete land te gjithe vendet e rajonit perfaqesohen ne nivel ambasadori pervec Serbise per arsye politike sic u tha edhe ketu qe nuk mori pjese por ne konferenca te meparshme ka qene. Te gjitha vendet e rajonit demonstrojne qe rajoni ka levizur ne drejtimin e duhur dhe eshte i gatshem per te pritur investime gjermane dhe investime nga nje nga landet me te fuqishme ekonomike dhe industriale te Gjermanise sic eshte NRW. Keshtu qe mendoj se pas konferences qe patem ne landin e Bavarise kjo eshte konferenca e dyte ne landin tjeter shume te fuqishem NRW duke sensibilizuar biznesin gjerman per te ardhur ne Shqiperi dhe rajonin tone. Sigurisht nuk eshte e lehte por ata jane shume te vemendshem ndaj zhvillimeve ekonomike permiresimit te kuadrit ligjor zbatimit te ligjit ne vendet tona njekohesisht edhe te zhvillimeve te ndryshme politike ne rajon. Normalisht qe investimet e tyre i lidhin me keto zhvillime. Sic e pate une si ambasador i Shqiperise por edhe ambasadoret e vendeve te tjera vune theksin ne nje fare menyre tek permiresimi i klimes ekonomike investuese qe i pershtatet tashme edhe kerkesave edhe nivelit gjerman te biznesit por njekohesisht edhe bashkepunimit rajonal.
DW fare rezonance pati tek investuesit gjermane prezantimi juaj i pare ne bllok ne konferencen e pare te ketij lloji e cila u mbajt para kesaj te Kelnit ne Mynih.
Ibrahimi Absolutisht ka nje rritje te vazhdueshme te vemendjes si nga biznesi ashtu edhe nga politika eshte nje nderthurje shume interesante. Ne dy vitet e fundit vemendja e Gjermanise eshte bere shume me e dukshme publikisht ne mbeshtetje te vendeve te rajonit tone. Kjo shoqerohet edhe me nje vemendje gjithnje e me ne rritje edhe te biznesit gjerman. Ne sot kemi nje interesim gjithnje e me te madh te kompanive gjermane jo vetem ne fushen e energjetikes qe eshte nje nga fushat lider sot ne Shqiperi ose te infrastruktures por edhe ne fusha te tjera turizmin pastrimin e ambjentit heqjen e mbeturinave e te tjera me rradhe. Ose ne biznesin e mesem per Shqiperine sic jane supermarketet.
DW Nga Gjermania nga politika apo nga biznesi gjerman rajoni shihet shpesh si i tere mirepo ai perbehet nga vende te vogla qe jane edhe konkurrente me njeri-tjetrin. Si reflektohet kjo ne vetedijen e biznesit shqiptar per ta pare veten si pjese te nje rajoni
Ibrahimi Nga te gjithe ne ne panel u theksua kjo. Rritja e bashkepunimit rajonal ka sjelle edhe rritjen e vemendjes se biznesit dhe kompanive gjermane ndaj rajonit. Ne e dime fare mire se duke qene nje rajon i tere bashkepunues ne fusha te ndryshme do behemi me terheqes me atraktive per Gjermanine dhe biznesin e saj. Perndryshe ne qofte se ne do te kemi nje konkurrence shume te eger160mes njeri-tjetrit dhe kjo dihet te gjitha vendet e rajonit e kane shprehur tashme qe te gjtiha vendet e rajonit nuk jane per nje konkurrence te eger me njeri-tjetrin por jane per nje kompetitivitet harmoni ne menyre qe te kemi edhe aktivitete te perbashketa rajonale. Nuk eshte e lehte te krijohet kjo por megjithate klima e sotme e bashkepunimit rajonal dhe ajo politike e ben te mundur qe ne nje te ardhme te afert te kemi projekte rajonale. Projektet e infrastruktures mund te quhen ne nje fare menyre projekte rajonale dhe ndihmojne ne nxitjen e bashkepunimit mes vendeve te rajonit por edhe te rajonit me vende te tjera te BE.
DW Perse koordinimi behet edhe ne Gjermani pikerisht nga Austria
Ibrahimi Ideja per promovimin e vendeve te rajonit tone ka qene e ambasadorit te Austrise ne Berlin. Ai eshte perfaqesues i nje vendi qe ka ekspertizen e duhur per rajonin tone. Ka shume kompani austriake shume agjenci austriake nje vemendje shume e madhe austriake ne rajonin tone jo vetem ne Shqiperi e cila eshte shume e vlershme per tu percjelle edhe ne vende te medha sic jane Gjermania dhe kjo ka qene nje nga nxitjet qe e bene amasadorin e Austrine Dr. Ralph Scheide qe ne bashkepunim me kompani te ndryshme gjermane po ben nje pune te jashtezakonshme per promovimin e rajonit tone. Ne kemi pengesat tona qe te bejme nje promovim te karakterit rajonal. Secili prej nesh ka qene deri tani i afte te beje promovimin e vendit te tij por ne menyre rajonale per ne ka qene ende e veshtire per shume arsye kuptohet. Per arsye objektive disi per arsye te paragjykimeve ose te trashegimise qe kemi kaluar. Dhe kjo behet ne menyre shume shembullore shume mire nga ambasadori i Austrise ne Gjermani. Ate qe ne nuk arrijme dot ende ta bejme se bashku pra te promovojme rajonin te gjithe se bashku vete po e ben nje vend mik sic eshte Austria per gjithe rajonin.
Intervistoi Angjelina Verbica
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora