Turqia mbeshtet Maqedonine ne procesin e integrimit evropian

Maqedonia ka te drejte natyrore qe ta perdore emrin e saj kushtetues me te cilin eshte bere shtet i pavarur. Qendrimi grek per ceshtjen e emrit per Turqine eshte i pakuptimte dhe jo i drejte ka theksuar kryeministri i Turqise Rexhep Taip Erdogan ne konferencen e perbashket me kryeministrin e Maqedonise Nikolla Gruevski.
Erdogan perkrah Maqedonin ne ceshtjen e emrit
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Maqedonia dhe Turqia duan te zgjerojne marredheniet ekonomike e tregtare
Ne e dime se ju nuk mund te hiqni dore nga e drejta per emrin tuaj qe eshte e drejte kushtetuese dhe shume e natyrshme. Qendrimin e Greqise per nderrimin e emrit e konsiderojme si te pakuptimte dhe te padrejte eshte shprehur kryeministri Erdogan.
Gjithnje sipas kryeministrit turk Maqedonia eshte vend i cili shume shpejt po perparon stabil dhe prosperues andaj ajo padyshim nje dite do te jete pjese e familjes se Bashkimit Evropian. Ne planin ekonomik dhe tregtar Maqedonia dhe Turqia synojne te arrijne nje vlere te kembimit tregtar deri ne 400 milion dollare me synimin qe ta cojne kete kembim ne vleren e 1 miliard dollareve. Maqedonia dhe Turqia kane nenshkruar marreveshjen per bashkepunim strategjik i cili do te mundesoje zhvillimin e sigurte ekonomik te Maqedonise ka thene kryeministri i Maqedonise Nikolla Gruevski.
Autor Fatos Musliu
Redaktoi Angjelina Verbica
160