Frika dhe shqetesimet mbeten

Qeveria gjermane mund te marre fryme e lehtesuar. Vendi me i forte anetar i BE-se deshmoi aftesi per te vepruar dhe vendosmeri. Madje edhe opozita e miratoi gati e gjitha zgjerimin e ombrelles e BE-se per shpetimin. Vetem fraksioni i partise E Majta dhe disa devijatore te koalicionit qeveritar votuan kunder.
Megjithekete pas ketij vendimi te Bundestag-ut gjerman mbetet nje ndjenje jo e mire. Mbeten frika dhe shqetesimet e shtetasve sepse qe prej paketes se pare te ndihmes per Greqine ne maj te vitit te kaluar Evropa nuk po gjen qetesi. Qysh atehere pergatiten njera pas tjetres paketa ndihme. Mobilizohen shuma sa vjen e me te medha per te vene ne kontroll krizen galopante dhe per te shpetuar monedhen e perbashket. Deri tani grekeve kjo nuk u ka bere pune. Prej kushteve te ashpra te kursimit te lidhura me dhenien e ndihmes ekonomia e tyre eshte zhytur ne nje recesion te pashembullt papunesia eshte rritur me nxitim konsumi ka rene dhe fundi i spirales per poshte nuk mund te shihet. Zhvillime te ngjashme kercenojne edhe ne vende te tjera te Evropes jugore dhe trazirat sociale atje nuk mund te perjashtohen me.
Bildunterschrift Parlamenti gjerman debatoi per programin e shpetimit te euros
Pasojat ne Gjermani
Mirepo edhe ne Gjermanine krahasimisht te pasur nuk mund te mos kete pasoja kur miliarda te taksapaguesve futen ne nje fuci pa fund cka ne fund te fundit ndihmon vetem bankat. Edhe ketu mungojne keto para per arsim te mire per infrastrukture dhe per mbajtjen ne kembe te shtetit social te kerkuar nga kushtetuta. Prej kohesh shtetasit ne Republiken Federale ndiejne qe pagat e tyre reale bien prej vitesh qe situata e tyre delikate e pune perkeqesohet qe shpenzimet e jeteses dhe kosto per arsim e kualifikim rriten. Ekonomistet si ekonomisti i urte Peter Bofinger dhe160 kryeekonomisti i UNCTAD-it Heiner Flassbeck paralajmerojne se te kuryerit mbyt koniunkturen dhe acaron krize.
Tani Bundestag-u miratoi edhe nje here fondin e shpetimit per shtete te eurozones te tejzhytura ne hua. Kancelarja Angela Merkel dhe ministri i financave Wolfgang Schuble jane per kete te kenaqur dhe te lehtesuar. Ligjin e tyre e miratuan edhe vete dy fraksionet me te medha opozitare ai socialdemokrat dhe ekologjist. Mirepo shtetasit kane cdo arsye qe te shqetesohen sepse qe tani ekziston frika se edhe kjo pakete e re shpetimi e cila do te vleje deri ne 2013-en nuk do te mjaftoje. Njerezit ne Gjermani dhe Evrope shohin drejt nje te ardhmeje te pasigurt e plot halle. Per kete nuk mund te genjeje as uniteti i Bundestag-ut Gjerman ne kete dite dramatike.
Autor Bettina Marx/ Elert Ajazaj
Redaktoi Aida Cama