Dilema siriane - Deri tani vetem apele kunder dhunes ne Siri

Wissam Tarif nje aktivist me origjine siriane dhe zedhenes i organizates se te drejtave te njeriut INSAN e quan rezoluten ne thelb pa vlere dhe kritikon para se gjithash qe ne tekstin e rezolutes mungon cdo permendje e Gjykates Penale Nderkombetare para se ciles mund te perndiqeshin shkeljet e te drejtave te njeriut te regjimit sirian pas nje rrezimi te Assadit.
Dora mbrojtese e Moskes
Heqja dore nga sanksionet ose masa te tjera ndeshkimore ka te beje para se gjithash me punen e fuqive me te drejte vetoje ne OKB Rusi dhe Kine. Alexander Rahr nga Shoqata per Politiken e Jashtme kujton qe Rusia vazhdon te jete aleat indirekt ushtarak i Sirise. Moska mban ne kete vend bazen e saj me te rendesishme ushtarake detare ne Mesdhe. Siria eshte njesoj si Irani nje blerese e zellshme e armeve dhe pajisjeve ushtarake ruse. Embargoja do te prekte ne kete menyre edhe kompleksin ushtarak -industrial te Rusise.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Alexander Rahr nga Shoqata per Politiken e Jashtme
Vec kesaj Moska e sheh veten ne Lindjen e Afert si lojtare kundershtare te SHBA dhe BE kjo vecanerisht pas nderhyrjes ushtarake te shteteve te NATO-s ne Libi. Edhe per kete arsye e mbron Moska Assadin pertej te cilit ajo nuk sheh alternative. Sipas mendimit te eksperteve ruse me shkarkimin e Assadit nuk Siri nuk do te vinte stabiliteti ndoshta do te ndodhte e kunderta. Nje islamizem ekstremist ne Siri do te behej nje sfide serioze per Rusine thote Rahr.
Edhe per Perendimin aktualisht nuk diskutohet nje nderhyrje ushtarake. Ndryshe nga gjendja ne Libi ku pasojat e luftimeve ndaj vendeve te tjera arabe ishin te kufizuara nga zhvillimet ne Siri preket barazpesha strategjike e te gjithe rajonit. Problemi per Perendimin konsiston ende ne faktin qe nuk dihet se si do te ndikonte nje nderhyrje ushtarake ndaj gjendjes ne Liban ne vendin fqinje Irak ose ne konfliktin midis Izraelit dhe shteteve arabe thote Michael Bauer ekspert per Lindjen e Mesme ne Qendren per Kerkime Politike te Aplikuara ne Mynih. Keto jane te gjitha vatra krize ne rajon dhe ekziston droja per nje destabilizim te te gjithe rajonit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Michael Bauer ekspert per Lindjen e Mesme ne Qendren per Kerkime Politike te Aplikuara
Fucia e barutit Siri
Kesaj i shtohet edhe nje rrjet i nderthurrur grupimesh etnike dhe fetare qe ne dallim nga popullsite relativisht homogjene ne Tunizi dhe Egjipt perfaqeson pamjen e shoqerise se sotme siriane. Elita ne pushtet i takon minoritetit te aleviteve nje dege shiite te fese islame. Por shumica e popullit jane myslimane sunite te cilet perfaqesojne edhe pjesen me te madhe te forcave te armatosura siriane. Krahas tyre ne vend ka edhe kurde te krishtere dhe druze. Tensione midis grupeve te ndryshme te popullates kane qene gjithnje te pranishme ne vend. Por rreziku i nje lufte civile ne160 Siri shtohet me shkallen e shtimit te dhunes ne vend kjo eshte droja e eksperteve.
Autor Daniel Scheschkewitz/Auron Dodi
Redaktoi Lindita Arapi
160