E Diel, 1 Nëntor 2026

Ibrahimi:Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë ligjin e dosjeve

Gjykata Kushtetuese duhet të marrë në shqyrtim ligjin e dosjeve, ndonëse prezumohet që mund të ketë konflikt interesi me këtë ligj. Sipas kostitucionalistit Gent Ibrahimi, mungesa e vëndimarrjes nga Gjykata Kushtetuese duhet eliminuar me çdo kusht. Ibrahimi theksoi detyrën historike që ka kjo gjykatë për të evituar krizën institucionale që vjen si rezultat i këtij ligji. Sipas Ibrahimit zbatimi i këtij ligji pa u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese do të sillte vetëm një destabilitet politik.Por, sipas këtij kostitucionalisti kjo gjykatë e ka një precendet të ngjashëm në të kaluarën dhe është shqyrtimi që ajo i ka bërë ligjit të pagave. Pas hyrjes në fuqi të ligjit të dosjeve, debati që përfshiu politikën kishte të bënte me shqytimin apo jo të këtij ligji nga Gjykata Kushteteuse.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›