E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Do ankimojmë në gjykatë ligjin e dosjeve

Lëvizja Socialiste për Integrim dënon presionin që mazhoranca e djathtë po i bën Gjykatës Kushtetuese përsa i përket ligjit të dosjeve. Nënkryetari i kësaj force politike, Pëllumb Xhufi deklaroi se me këto sulme qeveria ka vendosur të kapë edhe repartin e fundit të sisitemit të drejtësisë. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese duhet të kalojë provën e zjarrit duke mbrojtur veten, por edhe qytetarët nga kjo qeveri që vendin po e çon drejt dikataturës. Xhufi garantoi se LSI-ja do të bëjë gjithçka që tentativa për të kapur Gjykatën Kushtetuese të dështojë dhe se ajo vetë do të jetë iniciatore e ankimimit në këtë gjykatë të ligjit të dosjeve. Një ditë më parë, zëdhënësi i grupit parlamentar demokratë, Aldo Bumçi solli në vëmendje parimet etike dhe profesionale të miratuara në Strasburg mbi të cilat duhet të punojë edhe gjykata shqiptare, duke nënkuptuar që trupa aktuale e Gjykatës

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›