E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimoviç: Barca do të arrijë në finale


Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimoviç, nuk ka dyshime se ata do ta mposhtin Interin dhe do të arrijnë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ibrahimoviç është i sigurt se më 22 maj, ekipi i tij do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve në Santiago Bernabeu.

"Jam i sigurt se do të jemi në Madrid. Besoj fuqishëm në ekipin tim dhe në veten. Kemi mentalitetin e duhur për t'u futur dhe për ta fituar ndeshjen. Do të luftojmë dhe jemi shumë të bindur në aftësitë tona".

"Jemi një ekip që shënon shumë gola dhe kjo është ajo çfarë duhet ta bëjmë për ta mposhtur Interin dhe për të arritur në finale", ka thënë Ibrahimoviç.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›