E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimovic: Dua titullin me Interin, te ardhmes nuk i dihet!

Interi nuk ndalet, ne Seria A. Juventusi fitoi 4-1, ne Rome dhe leshoi dritherima ne kampin zikalter, vetem per pak momente. Dje, per Interin super-Ibra u shfaq me nje gol, te jashtezakonshem, ne "San Siro" dhe ekipi i tij shihet gjithnje e teper, prane titullit kampion. Zikalterit fituan 3-0, ndaj Rexhines. "Kjo eshte hera e pare qe arrij kuoten e 19 golave, ne karriere", - theksoi Zlatan Ibrahomovic pas shenimit te golit te dyte, qe ishte spektakolar, nder me te bukurit ne karriere. Suedezi tribloi disa mbrojtes dhe me nje parabel nga jashte zones, e dergoi topin ne nje kend, ku portieri i Rexhines nuk kishte asnje mundesi per te reaguar. "Une e di se deri ne fund kane mbetur edhe shume ndeshje", - thote Ibrahimovic, i cili nuk ben premtime te reja, pasi eshte ne krye te golashenuesve, bashke me Marko Di Vaion. Sipas autorit te dy golave, ne ndeshjen fundit, me teper i intereson titulli. Diferenca prej shtate pikeve, me vendin e pare shihet e rikuperueshme. "Une nuk e di cili nga ekipet pritet te bej gabime. Ne duhet te vazhdojme me kete ritem, per te fituar kampionatin. Kemi shume besim. Nuk duhet te gabojme dhe te humbin ne ndeshjet ne fund dhe duhet te bejme gjithcka per te fituar titullin. Jemi ekipi qe udheheqim nga fillimi", - shprehet nje nder sulmuesit me te mire, per momentin. Goli i dyte i Ibrahomovic, per nga perfeksioni dhe spektakli, gezoi pa mase edhe presidentin zikalter, Masimo Marati, qe e pershendeti, me duartrokitje, si tifozet e tjera, nga tribuna. Ne fund, pyetjes se a doni te sqaroni ndonje dyshim rreth qendrimit tuaj tek Interi, Ibra i eshte pergjigjur: "Jo". Zlatan Ibrahimovic, pas ndeshjes me Rexhinen eshte shprehur se ne te ardhmen le te hapura mundesite per te qendruar tek Interi. "Ekziston nje gare dhe jemi ne kampionat, shume te perqendruar per te kapercyer pengesat e radhes. Ne fund te shohim se cfare do te ndodhe", - perfundon sulmuesi suedez i Interit.

Java e 29-te

Bolonja- Kaljari 0-1

Catania-Lacio 1-0

Kievo-Palermo 1-0

Fiorentina-Siena 1-0

Xhenoa-Udineze 2-0

Inter-Rexhina 3-0

Lece-Atalanta 2-2

Roma-Juve 1-4

Torino-Sampdoria 1-3


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›