E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimovic: Nuk e kam justifikuar veten me Barcen

Zlatan Ibrahimovic pergezoi shokun e tij te skuadres se Barcelones, Lionel Mesi, per suksesin e fundit, teksa fitoi "Topin e Arte", duke thene se cdo lojtar i katalanasve e meritonte nje cmim te tille. "Do t'iu jepja te gjithe lojtareve te Barcelones "Topin e Arte", sepse eshte shume e veshtire qe nje skuader te fitoje tre trofe te rendesishem, brenda nje sezoni", - theksoi Ibrahimovic. Me tej, Ibra pranoi se e ndjen presionin pas vendimit per te kaluar ne "Kamp Nou", per nje shifer prej 66 milione euro. "Ende ndihem pak i stresuar. Duhet qe te luaj pak me mire, se cfare kam treguar deri tani", - theksoi Ibra, i cili pranoi se pas deshtimit me Suedine per t'u kualifikuar ne finalet e Kupes se Botes, mund te terhiqet ne te ardhmen. Zlatan Ibrahimovic, pas mberritjes tek Barcelona, ka shenuar dhjete gola, nje me shume se Mesi dhe nje me pak se David Vila i Valencias.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›