E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA mbështetje të fuqishme Kosovës në Hagë

"Shpallja e pavarësisë i dha fund një kapitulli të trazuar të historisë së Ballkanit Perëndimor", deklaroi kreu i delegacionit amerikan Harold Hongju Koh.

"Ajo bëri të mundur një tranzicion drejt një të ardhmeje evropiane të përbashkët për Kosovën dhe fqinjët e saj", deklaroi ai përpara 15 anëtarëve të gjykatës, organi kryesor gjyqësor i Kombeve të Bashkuara, i ngarkuar me dhënien e një mendimi konsultativ.

Shpallja e pavarësisë nga Kosova më 17 shkurt të vitit 2008 është "konform të drejtës ndërkombëtare", u shpreh ai. "Çështja është nëse ju do t'i riktheheni kësaj të shkuare tragjike apo do ta lejoni Kosovën të orientohet drejt një të ardhmeje premtuese", deklaroi ai përpara gjykatësve.

Rusia, aleati kryesor i Serbisë, pritet të shprehë qëndrimin e saj lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. "Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe do të mbetet e tillë", është shprehur ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hysni. Gjashtëdhjetë e tre shtete, 22 ndër 27 vendet anëare të Bashkimit Evropian, e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›