Kaka, rikthimi pas Vitit te Ri
Ylli i Realit te Madridit, Kaka do te qendroje per nje periudhe te caktuar kohe, jashte fushes se lojes pas demtimit qe pesoi kunder Barcelones, ne nje ndeshje me pare. Sipas mediave spanjolle, Kaka pritet qe te rikthehet ne forme optimale pas Vitit te Ri. Braziliani, pas analizave paraprake per pjesen e pare te ketij edicioni, do te mungoje ne formacionin e Realit. Mungesa e fantazistit Kaka do te thote qe trajneri Manuel Pelegrini, duhet t'i beje llogarite ne ndeshjet e radhes, ne "Champions League" kunder Marsejes, sikurse edhe ndaj Valencias ne ndeshjen e kampionatit, pa nje prej lojtareve kryesore. Por Reali i Madridit nuk do te kete ne kete sfide edhe Kristiano Ronaldon, qe ka mbetur i skualifkuar, pas kartonit te kuq qe mori ne perballjen me Almerian, te cilen madrilenet e fituan me rezultatin 4-2.