E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gatuzo, vendos largimin pas Krishtlindjeve

Mesfushori i Milanit, Xhenaro Gatuzo thote se e ardhmja e tij do te percaktohet pas festave te Krishtlindjeve. Spekulimet e fundit flasin se Gatuzo dhe Milani, jane shume prane nje "divorci" te mundshem. Shefi i Djajve, Adriano Galiani tha se mbetet i vendosur per te mos lejuar largimin e mesfushorit te Italise, nga radhet e Milanit. Por pavaresisht kesaj deklarate, mesfushori ka lene gjithcka te hapur. "Do te flasim per te ardhmen time, pas rreth 20 diteve, -thekson Xhenaro Gatuzo -duhet te qendroj mire dhe te luaj futboll. Ndihem i forte. Do te gjej nje zgjidhje me drejtuesit e ekipit, brenda 20 diteve te ardhshme". Sipas mediave, Xhenaro Gatuzo ka mbetur i pakenaqur me kohen qe eshte aktivizuar ne fushe, prandaj dhe kerkon qe te largohet ne nje skuader tjeter gjate merkatos se Janarit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›