Ibrahimoviç dënohet për tri ndeshje

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç është dënuar me tri ndeshje moslojë.
Në minutën e 64-të të barazimit 0-0 me Napolin të dielën në San Siro, Ibrahimoviç u përjashtua pasi me dorën e tij të djathtë goditi në fytyrë mbrojtësin kundërshtar Salvatore Aronica.
Suedezi do të mungojë në ndeshjen e vështirë kundër Udineses në fundjavë, në përballjen me Cesenan dhe duelin me Juventusin më 25 shkurt. Milan ka një pikë më pak se Juventus, por skuadra torineze ka një ndeshje më pak të zhvilluar.