Blanc, opsion për Interin

Claudio Ranierit i ka dalë situata nga kontrolli dhe Interi i tij ka tubuar vetëm një pikë nga tri ndeshjet ne Serie A.
Largimi i tij në fund të sezonit është pothuajse i sigurt, kurse nga Franca vjen lajmi se selektori i Trekolorëve, Laurent Blanc, mund të emërohet trajner i ri i Nerazzurrëve. Blanc nuk pritet të vazhdojë postin e tij pas Euro 2012, kur edhe mund të jetë e lirë bankina e gjigantit milanez.
Interi duket i ‘sëmurë’, Blanc mund të jetë ‘doktori’. Nerazzurrët pas 21 xhirosh në Serie A janë në pozitën e pestë me nëntë pikë më pak se Juventus.