E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo, idhull i Neymarit

Sulmuesi i Santosit, Neymar ka quajtur yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo “idhull” të tij, pasi ata të dy festuan ditëlindjet të dielën.

Neymar mbushi 20 vjet në fundjavë dhe ka thënë se ndihet i nderuar që ndan ditën e lindjes me Ronaldon, 27 vjeç.

“Para ndeshjes dua të uroj idhullin tim Cristiano Ronaldo për ditëlindjen e tij. Ndihem i nderuar që kam lindur në të njëjtën datë me të”, shkroi Neymar në profilin e tij zyrtar në Twitter.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›