Ibrahimoviç, dështim i madh

Legjenda e Barcelonës, Hristo Stoichkov, e ka quajtur Zlatan Ibrahimoviçin “dështim i madh” në gjigantin katalan dhe beson se suedezi do të transferohet në Manchester City gjatë verës.
Ibrahimoviç kaloi një sezon jo stabil në Nou Camp dhe spekulohet se mund të largohet nga klubi pas vetëm një sezoni qëndrimi. Ai është kritikuar ashpër nga Stoichkovi.
“Transferimi i Ibrahimoviçit në Barcelonë ishte dështim i madh. Ai është futbollist i mirë, por nuk është për Barcelonën. Besoj se do të përfundojë në City”, tha Stoichkov për Daily Mirror.