Vieira vazhdon kontratën me Cityn

Patrick Vieira do të mbetet në Manchester City për edhe 12 muaj të tjerë, pasi ka nënshkruar vazhdimin e kontratës me klubin.
Vieira mbërriti në Manchester City si transferim i lirë nga Interi në muajin janar dhe raportohet se ka pranuar një ulje të dukshme të pagës për të mbetur në Premier Ligë.