Pato: Dua të fitoj LK e Serie A me Milanin

Alexandre Pato thotë se ai dëshiron të qëndrojë te Milani dhe të fitojë Ligën e Kampionëve dhe Skudeton.
"Nuk ka problem, unë do të qëndroj te Milani sepse dua të fitoj Ligën e Kampionëve dhe Scudetton. Jam i etur për sukses, por është me rëndësi që edhe Ronaldinho të qëndrojë".
"Nuk jam i shqetësuar për zgjedhjet e bëra nga Carlos Dunga. Si brazilian i mirë që jam, dua të mbështes Selecaon. Brazili mund ta fitojë Botërorin dhe Kaka do jetë njëri prej yjeve që do të shkëlqejnë", deklaroi Pato për La Gazzeta dello Sport.