Benitez, zyrtarisht në Inter

Mungonte vetëm zyrtarizimi dhe ai tashmë ka arritur: Rafael Benitez është trajner i ri i Interit. Pasi e kishte lënë Liverpoolin, trajneri spanjoll do ta zëvendësojë Jose Mourinhon në krye të klubit Nerazzurr. Benitez ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me kampionin e ri të Evropës.
“Inter i uron mirëseardhje Rafael Benitezit. Sot, me marrëveshje reciproke, është nënshkruar kontrata dyvjeçare, e cila e lidh trajnerin spanjoll me klubin deri më 30 qershor të vitit 2012”, njofton ueb faqja e Interit përmes një komunikate zyrtare.
Benitez do të prezantohet të martën, më 15 qershor, me fillim në orën 12, në një konferencë për shtyp që do të mbahet në qendrën sportive Appiano Gentile. Spanjolli nuk ia doli asnjëherë ta fitonte Premierligën me Liverpoolin, por ia doli të triumfonte një herë në Ligën e Kampionëve me ekipin anglez në vitin 2005.