E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimovic, mundësi për të kaluar tek Milan

Zlatan Ibrahimovic mund te jete goditja e bujshme e Milanit ne merkaton verore te futbollit evropian. Megjithese klubi italian shpesh here ka bere te ditur se nuk ka ndermend te shpenzoje shuma te medha, presidenti i tij Silvio Berluskoni eshte gati te beje nje sakrifice financiare per te veshur me ngjyrat kuqezi sulmuesin suedez. Madje sipas mediave spanjolle kryeministri italian i ka telefonuar personalisht futbollistit per ta bindur ate te rikthehet ne Serine A.

Zlatan Ibrahimovic u transferua te Barcelona nga Interi, por forma e treguar nga ai ishte larg pritshmerise. Ne pritje te sezonit te ri, situata behet me kritike per Zlatan Ibrahimovic, pasi blerja e David Villes ka zvogëluar me shume hapësirat per nje vend si titullar ne skuadren e drejtuar nga Pep Guardiola. Per kete arsye sulmuesi kërkon nje zgjidhje per te ardhmen e tij dhe Milani duket destinacioni me i mundshem. Klubi italian nuk e ka fshehur asnjehere simpatine per Ibrahimovic, qe vetem pak dite me pare nepermjet menaxherit te tij refuzoi nje oferte te Manchester City.

Gjithsesi, transferimi te Milani nuk eshte i thjeshte klubi italian nuk ka ndermend ta paguaje 10 milione euro ne sezon aq sa perfiton aktualisht. Po ashtu, Barcelona kërkon 50 milione euro per Ibrahimovic, shume kjo qe do ta ndihmonte klubin spanjoll te transferonte ne “Camp Noy” yllin e Arsenalit Cesc Fabregas.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›