E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, anije patrullimi në Durrës

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka dhuruar Rojes Bregdetare Shqiptare tre anije te cilat do të shërbejnë për patrullime në det në kuadër të misioneve të rëndësishme të luftës kundër terrorizimit. Anijet janë përpunuar te merkuren në portin e Durrësit dhe do të nisen për në destinacionet përkatëse. Mjetet e patrullimit kushtojnë 5.3 milion euro dhe klasifikohen si anije të reagimit të shpejtë. Ato janë 13 m të gjata, me peshe 9.5 ton dhe shpejtësi lundrimi deri në 40 nyje në orë.

Anijet për rojen bregdetare do të shërbejnë për të organizuar kryesisht operacione të rëndësishme të cilat kanë të bëjnë me strategjinë e luftës së koalicionit kundër akteve dhe veprimtarive terroriste. Anijet kanë nga dy motorrë me 500 kf, ndërkohë që dy mjete do të dërgohen për Flotiljen Detare të Jugut dhe e treta për Flotiljen Detare të Veriut. Mjetet për Rojen Bregdetare Shqiptare kanë paisje moderne gjurmimi e komunikimi, ndërkohë që pala shqiptare ka përfunduar edhe trajnimin e ekuipazheve të tyre kryesisht për anën teknologjike të anijeve si dhe për bashkërendim të veprimeve operacionale.

Aleks Kalemasi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›