E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimovic, numër 1 në Suedi

Kush tjetër pos Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi i Milanit është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit në Suedi. Futbollisti me prejardhje boshnjake e ka fituar këtë trofe në gala mbrëmjen e mbajtur të hënën mbrëma në Globe Arena të Stokholmit.

Ish sulmuesi i Malmos, i Ajaxit, i Juventusit, i Interit dhe i Barcelonës i është gëzuar këtij trofeu për herë të gjashtë në karrierë, të pestën rresht.

Njëkohësisht, golashënuesi i Rossonerëve dhe i Kombëtares skandinave është zgjedhur edhe sulmuesi më i mirë i vitit në Suedi. 30 vjeçari thotë se ndihet i lumtur me këtë trofe, ndërsa konfirmoi se nuk e ka ndërmend të pensionohet njëherë për njëherë.

“Ndihem i privilegjuar për këtë trofe. Do të mundohem ta fitoj edhe në të ardhmen. Nuk është e vërtetë se nuk kam dëshirë më të luaj futboll, deklaratat e mia janë keqkuptuar. Unë kam dëshirë që, pas 10 vjetësh, kjo botë të jetohet në mënyrë ndryshe nga e kaluara. Në Milan ndihem mirë dhe dëshiroj të mbetem aty deri në fund të kontratës sime”, deklaroi përfaqësuesi suedez.

“Me Milanin jemi duke u përmirësuar ndeshje pas ndeshjeje. Derisa besojmë në vetvete, mund të shkojmë larg. Nuk jemi favorit në asnjërin kompeticion, por as autsajder”, përfundoi Ibrahimovic.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›