Epoka e re, kombëtarja ende pa trajner
Kuqezinjtë janë stërvitur dje nga Xhemal Mustedanagiç, Ervin Bulku dhe Debatik Curri nuk vijnë për arsye dëmtimi
Nëse do të ishte i mirë në parashikim, Armand Duka nuk do ta kishte lejuar caktimin e dy miqësoreve në mes të muajit nëntor. Por tashmë ska kthim prapa. Edhe pse kuqezinjtë nuk e dinë se kush do ti drejtojë në fushatën e ardhshme eliminatore, dy miqësoret me Azerbajxhanin dhe Maqedoninë do të luhen sipas programit.
Xhemo trajner Në hotel Dyrrahu në Durrës dje janë grumbulluar pjesa më e madhe e lojtarëve. Paradite futbollisët kanë zhvilluar një seancë shkrydhëse në breg të detit, ndërsa pasdite stërvitja është spostuar në Tofik Jashari të Shijakut. Skuadra në këto dy ndeshje do të përgatitet dhe drejtohet nga Xhemal Mustedanagiç, trajneri aktual i U-17-s dhe zëvendësi i Kuzhes gjatë eliminatoreve të kaluara. Nga FSHF nuk ka asnjë sinjal që trajneri i ri do të zgjidhet këto ditë, për të qenë në krye të detyrës me Azerbajxhanin dhe Maqedoninë më 11 dhe 15 nëntor.
Mungesat Debatik Curri dhe Ervin Bulku jane dy futbollistët kuqezinj, të cilët nuk kanë mundur ti përgjigjen ftesës së FSHF-së. Zyra e shtypit e institucionit të futbollit njofton se dy lojtarët në fjalë kanë probleme dëmtimi e për rrjedhojë nuk kanë mundur të udhëtojnë për në Shqipëri. Mungojnë gjithashtu veteranët Altin Lala dhe Ervin Skela, tashmë të tërhequr nga kombëtarja, si dhe Klodian Duro, i papërfshirë në listë.
Epokë e re Për futbollistët kuqezinj, dy miqësoret e ardhshme do të vlejnë për të nisur një epokë e re të kombëtares. Pavarësisht se nuk është zgjedhur ende trajneri, ata besojnë se këto dy përballje janë të rëndësishme: Tani jemi në një fazë tjetër, ku do të përgatitemi për eliminatoret e kampionatit botëror. Tashmë i kemi njohur kundërshtarët dhe shpresoj që në këto dy ndeshje me Azerbajxhanin dhe Maqedoninë të bëjmë figurë të mirë.
Sa i përket karrierës sime te PAS Janina, mendoj që gjithçka po shkon mirë. Luaj titullar në çdo ndeshje dhe kam marrë vlerësimin e drejtuesve të skuadrës dhe të tifozëve. Kjo është shumë e rëndësishme për mua, është shprehur mbrojtësi Andi Lila. Ndërsa Ansi Agolli, futbollisti i Karabakut, gjen rastin të kërkojë falje për kartonin e kuq që ka marrë me Luksemburgun: U kërkoj falje të gjithë shqiptarëve tani që po më jepet mundësia për gabimim që bëra në ndeshjen me Luksemburgun, ku dola me të kuqe.
Sa u përket ndeshjeve të radhës, me Azerbajxhanin dhe Maqedoninë, mund të them se janë shumë të rëndësishme për të nisur një erë e re me ekipin kombëtar, pas largimit të trajnerit Kuzhe. Xhevahir Sukaj është prurja më e re e kombëtares dhe i vetmi futbollist që luan me Vllazninë: Unë jam këtu për të dhënë maksimumin, nëse do të më jepet mundësia. Rikthehem pas 2 vjetësh dhe jam i vetmi lojtar që përfaqësoj Vllazninë, e cila e ka furnizuar historikisht kombëtaren.
Shtypi gjerman: Kapllani ska kohë të mbajë zi
Edmond Kapllani nuk arriti ta shfrytëzonte mundësinë e artë që iu dha, edhe pse sulmuesi shqiptar e priste me padurim aktivizimin e tij me Augsburgun. Ky ishte konkluzioni i mediave gjermane, të cilat ishin shumë kritike me paraqitjen e sulmuesit kuqezi. Në minutën e 83-të, durrsaku nuk arriti të shënonte përballë portierit të Bajernit, Nojer, çka i humbi rastin skuadrës së tij të merrte një barazim 2-2 ndaj kryesuesve të Bundesligës.
Kapllani nuk ka shumë kohë të mbajë zi për shansin e tij të humbur, pasi ai do të luajë me Shqipërinë të premten kundër Azerbajxhanit në shtëpi dhe të martën e ardhshme kundër Maqedonisë në Prilep, – shkruante gazeta gjermane Augsburger-Allgemeine. Gjithsesi, vetë numri një i Bajernit, Manuel Nojer, tha: Natyrisht që pata edhe pak fat, nuk mund ta mohoj këtë. Kapllani doli i vetëm para portës, duke gjuajtur nga rreth 12 metra, po dora e djathtë e Nojerit i hoqi mundësinë e shijimit të golit të tij të tretë në Bundesligë.
