Tabaku: 67 subjekte në listën e zezë të legalizimeve
Tiranë- 76 subjekte janë future në listën e zezë të Bashkisë së Tiranës dhe ALUIZNIT, pasi nuk kanë plotësuar dokumentet tekniko-ligjore dhe detyrimet financiare për procesin e legalizimit.
Lajmi u bë i ditur nga nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku. Kjo e fundit së bashku me drejtorin i ALUIZNI-t Ardian Kollozi, u bënë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë për përmbylljen brenda afateve ligjore të procesit të legalizimit.
Tabaku deklaroi në një pronocim për mediat se nga 456 objekte të ndërtuara ën Tiranë por që kanë shkelur lejen e ndërtimit, po punohet më 244 prej tyre për përfundimin e procesit të legalizimit.
Pavarësisht vullnetit tonë, dëshirës sonë për ta përfunduar këtë proces, ekzistojnë të paktën edhe 76 subjekte të cilët janë pasivë dhe nuk kanë shfaqur interes për ta përfunduar këtë proces. Ne mund të bëjmë sigurisht maksimumin tonë, por është në dorë të këtyre subjekteve, që të përfundojnë të gjithë procedurat e nevojshme pranë zyrave të ALUIZNI-t, për procesin e legalizimit të objekteve pa leje. Të gjithë këto subjekte duke filluar që nga ato që nuk kanë paguar, duke vazhduar me ato të cilët kanë probleme për të plotësuar dosjet, të karakterit tekniko ligjor, janë vendosur ne listë të zezë te Bashkise se Tiranes. Në momentin e parë që këto subjekte do kenë akses tek strukturat e Bashkisë, Drejtoria e Tatimeve ose në Zyrën e Urbanistikës, pranë Bashkisë së Tiranës, këto subjekte do të identifikohen dhe do të vendosen në kontakt me zyrën e ALUIZNI-t.,- deklaroi Tabaku.
Nënkryetarja bëri më dije gjithashtu se është vendosur në shërbim të tyre dokumentacionin që gjendet në arkivën e Bashkisë së Tiranës.
/IDEA/