E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimoviç: Reali vërtet ka probleme

Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimoviç, ka komentuar rreth takimit derbi ndaj Real Madridit, duke thënë se klubi mbretëror vërtet ka probleme.
Sudezi pret të jetë i gatshëm për këtë ndeshje dhe thotë se është duke i numëruar ditët para këtij takimi që zhvillohet më 29 nëntor në Camp Nou.
"Do të jetë një ndeshje fantastike, jo vetëm për fansat spanjoll, por për të gjithë. Pres të luaj", ka thënë Ibrahimoviç.
"Nuk i ndjek ndeshjet e tjera shumë, duhet të përqendrohem shumë tek ndeshjtet tona. Nëse i shikoni rezultatet është e qartë se gjërat në Madrid nuk shkojnë në drejtimin e duhur. Por ky është një projekt i ri. Ekipi ka nevojë për t'u formuar dhe ata kanë një ekip që mund të jetë i shkëlqyeshëm", ka shtuar ish-sulmuesi i Interit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›