E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpresat humbasin me Bjellorusinë në "Niko Dovana"

Kombëtarja Shpresa merr një tjetër goditje në fushatën eleminatore të Euro 2011 pasi ka humbur në shtëpi ndaj Bjellorusisë.
Të rinjtë e kombetares janë mundur në "Niko Dovana" të Durresit, duke lënë pas në grup vetëm Azerbajxhanin. 2-1 ka përfunduar 90 minutëshi i ndeshjes që u luajt sot.
Ekipi Bjellorus ka kaluar në avantazh në minutën e tetë me anë të Skavysh, i cili dyfishoi shifrat në minutën e 36-të.
Kështu Shpresat janë treguar të pafuqishëm për të reaguar pasi goli i Roshit në minuten e 76-të nuk ka mjaftuar për të regjistruar humbjen e radhës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›