E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maldini: Ramos mund të bëhet më i miri në botë

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, ka thënë se mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, mund të arrijë suksesin e tij.
Maldini është një fans i madh i Ramos dhe pavarësisht se spanjolli ka një rënie të formës gjatë 12 muajve të fundit, italiani thotë se ai ka gjithçka që i nevojitet për t'u bërë më i miri në botë.
"Sigurisht, pse jo? Sergio ka gjithçka; ka shpejtësi, fuqi, teknikë dhe luan në një klub të madh, siç kam qenë unë në Milan. Madrid është sikur Milani, ka histori, shpërblime, traditë dhe ekip të madh", ka thënë Maldini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›