E Diel, 1 Nëntor 2026

Ibrahimoviç kërkon shtëpi në Milano, më parë transferimi tek Juventus

TIRANE-Familja e Zlatan Ibrahimoviç po kërkon shtëpi në Itali, më saktësisht në Milano. Sulmuesi i Paris SG, ka çuar gruan e tij Helena për këtë zgjedhje kaq të rëndësishme. Kjo lëvizje nuk ka ardhur shumë surprizë, duke parë se pikërisht sulmuesi suedez në një intervistë për CNN përpara sfidës me Barcelonën, kishte deklaruar se qyteti i tij i preferuar është pikërisht Milano.

Një preferencë me të cilën bashkohet edhe gruaja e tij Helena, që në muajt e parë të eksperiencës në Paris ishte e pakënaqur pikërisht nga nostalgjia për qytetin italian të modës. Suedezi ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Parisi dhe agjenti i tij Mino Raiola në javët e kaluara ka filluar kontaktet, sidomos me Juventusin, pasi dy skuadrat milaneze janë përjashtuar për motive të ndryshme. Deri tani klubi bardhezi nuk është shfaqur zyrtarisht, por bisedimet vazhdojnë dhe sigurisht që janë të lidhura edhe me lëvizje të tjera të mundshme me klubin francez. Nuk është një mister që bardhezinjtë pëlqejnë shumë Verratin, ashtu si francezët janë akoma në garë për të marrë Arturo Vidalin. Në eksperiencat e mëparshme milaneze, Helena Seger ka jetuar në disa shtëpi, por të gjitha në qendër të qytetit. Edhe kësaj radhe dëshira është një akomodim në një zonë eklskluzive.

Duhet parë nëse është e mundur që Zlatan të zbarkojë në Torino dhe familja të qëndrojë në Milano? Gjithsesi, për momentin tërësisht është në fazën e hipotezave.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›