Kavani bën zgjedhjen e tij: Real Madrid ose Bajern Mynih
TIRANE-Edinson Kavani e bën të qartë. Nëse do të largohet nga Napoli, ku shanset më të mëdha kështu janë, do të pëlqente të luante vetëm për dy skuadra në Europë: Realin e Madridit ose Bajernin.
Të dyja skuadrat e mëdha europiane, që janë edhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve kanë shprehur interesin për të marrë shërbimet e uruguajanit. Madje bavarezët kanë deklaruar edhe shifrën. Plot 55 milionë euro ka afruar klubi gjerman, por mos harrojmë, klubet e tjera të njohura nuk kanë folur me terma financiarë. Dhe kur flitet që në këtë aferë janë edhe Mançester Sity, Çelsi, Paris Sg dhe ndonjë skuadër e tjetër e madhe, natyrisht të financuara nga sheikë apo milardierë të njohur, vlera e Edinson Kavanit mund të rritet edhe më shumë. Ndërkohë, në Napoli për momentin ka qetësi sa i përket kësaj çështjeje.
Presidenti i Napolit, De Laurentis, siç duket, pret edhe ofertat e tjera zyrtare dhe në fund, duke u konsultuar edhe me vetë goleadorin, do të vendosë. Por duket se Kavani e ka bërë zgjedhjen që tani. Dëshira e tij për të fituar Ligën e Kampioneve e ka detyruar të zgjedhë dy skuadra që realisht kanë shanset më të mëdha për momentin ta fitojnë atë, pikërisht Reali i Madridit dhe Bajerni i Mynihut, që nuk është çudi që të përplasen në finale të këtij sezoni.
(d.b/BalkanWeb)