Ice Cube, tjetër ‘Friday’ film
Një zëdhënës i reperit Ice Cube ka konfirmuar spekulimet se aktori do të jetë në setin e një serie tjetër të filmit “Friday”.
Filmi i vitit 1995 ishte katalizatori i karrierës së reperit në aktrim, ndërsa së fundmi ka pasur spekulime se ai mund të jetë personazhi kryesor në një film tjetër “Friday”, ndërsa tani konfirmohet se zërat ishin të vërtetë.
“Absolutisht që po, gjithçka po bëhet gati për fillimin e xhirimeve të një tjetër filmi “Friday”. Ice Cube mezi pret që kjo të ndodhë”, theksoi zëdhënësi.