Vince Gill me albumin e ri 'Guitar Slinger'

“Guitar Slinger” është albumi i parë i këngëtarit Vince Gill që nga viti 2006. Ai është bashkautor i të 12 këngëve të përfshira në album, të cilat janë me temën e dashurisë, humbjes, shpresës dhe besimit. Për herë të parë në karrierën e tij, Vince Gill e regjistroi përmbledhjen në studion e tij të re personale. Ai thotë se mosshfrytëzimi i një studioje me qira e ndihmoi atë të krijonte një regjistrim me të vërtetë të ngrohtë, të cilin ai po ashtu e përshkruan si një nga regjistrimet me më shumë variacion.
"Ky regjistrim nuk është shumë tradicional, madje do të thoja se ai është bashkëkohor. Në gjysmën e parë të albumit ka shumë pjesë të interpretuara me kitarë, ndërsa në pjesën e dytë këngët janë tepër të ndryshme".
Në album kanë kontribuar gruaja e këngëtarit, Amy Grant, dhe 3 vajzat e tij. Amy është bashkautore e tre këngëve, përfshirë duetin e tyre “True love”, ku interpreton edhe vajza e Amy-t, Sarah Chapman.
Kënga që kryeson albumin është balada e emëruar për çmimin Grammy “Threaten me with heaven”, për të cilën Vince shpjegon se ka fituar një lidhje të veçantë pas vdekjes në vitin 2010 të mikut të tyre Will Owsley.