Ide për parti

Kohëve të fundit janë dhënë sinjale të besueshme për pasurimin e skenës politike kosovare me subjekte të reja politike.
Pjesëtarë ose bartës të ideve dhe nismave për themelimin e partive thonë se formacionet e reja politike nuk do t’u përngjajnë aspak partive të vjetra.
Spekulimet se kush me kë do të krijojë parti të re janë intensifikuar pas deklaratës se Ambasadorit amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, i cili ka vlerësuar se të gjitha partitë aktuale në Kosovë janë njësoj. “Kjo situatë ka krijuar terrenin për daljen e një formacioni të ri politik”, ka thënë Dell, javën e kaluar në një intervistë për BIRN.
Shpend Ahmeti është Drejtor Ekzekutiv në Institutin GAP pranon se është duke diskutuar për krijimin e një partie, por thekson se nuk ka diçka më shumë përveç biseda dhe analiza për këtë çështje. “Në këtë moment, as nuk e kisha pohuar, as mohuar. Ka diskutime, por nuk ka diçka konkrete”, ka thënë Ahmeti, të hënën, për Express. “Unë do ta kisha përkrahur një nismë, një formacion të ri, i cili ndërton vlera të reja në Kosovë. Nëse mund t’i artikulojë si grup ato vlera të reja, unë definitivisht isha bërë pjesë e saj”, ka shtuar ai.
Për nismën për të cilën nuk pranon të përmend asnjë emër tjetër, Ahmeti thotë se nuk është fare e nxitur nga deklarata e Ambasadorit të SHBA’së.
“Deklarata e Dellit nuk është as sinjal që duhet të krijohet parti, as sinjal që nuk duhet. Ai ka dhënë një vlerësim real. Ne diskutimet i kemi pasur para deklaratës së Dellit dhe i kemi pas deklaratës. Nuk jemi ndikuar nga ky mesazh”.
Ai thotë se gjatë dy viteve të fundit ka pasur oferta nga partitë aktuale, por nuk i ka pranuar ato. “Në mënyra të ndryshme, zyrtare, jozyrtare, gjysmëzyrtare, por dhe oferta konkrete, kam pasur nga të gjitha”, ka thënë Shpend Ahmeti.
Një tjetër ide për një parti ndryshe nga partitë e sotme në Kosovë, është duke u zhvilluar nga analisti politik, Ramush Tahiri.
“Unë jam i interesuar për krijimin e një partie politike moderne, e cila do të krijohet 3-4 muaj para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare. Një parti e cila e ka programin e qartë, karakterizohet me transparencë në çdo kohë dhe me ndershmëri e përkushtim”, ka thënë Tahiri për Express.
Të gjitha subjektet politike të tanishme ai i cilëson si parti lideriste dhe që nuk kanë veprim të brendshëm politik. Sidoqoftë, ideja e tij pritet të materializohet në verën e vitit të ardhshëm, në prag të zgjedhjeve nacionale.
Për zgjedhjet e ardhshme parlamentare po mendon edhe udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai ka deklaruar se kjo lëvizje po shqyrton mundësinë e pjesëmarrjes në zgjedhjet e ardhshme, por nuk do ta ndryshojë as mënyrën e tashme të veprimit.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, të dielën, Kurti ka thënë se Vetëvendosja aktualisht është duke diskutuar për dëmet dhe dobitë lidhur me atë se çfarë do të mund të fitonte drejt realizimit të qëllimit të vet me rastin e pjesëmarrjes në zgjedhje. “Po ashtu, po përpiqemi të identifikojmë sa më shumë edhe mangësitë që do t'i kishim si Lëvizje me rastin e pjesëmarrjes në këto zgjedhje si dhe pengesat e shumta, sepse për të pasur demokraci të mirëfilltë, me të vërtetë duhet të kesh sovranitet dhe duhet të kesh sundim të vërtetë të ligjit”, ka thënë Albin Kurti.