E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alston:Drejtësia, probleme serioze

Alston: Sistemi i drejtësisë, probleme serioze

"Sistemi penal i drejtësisë ka probleme serioze. Ky është konkluzioni i arritur nga
Raportuesi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Philipe Alston pas takimeve që ka kryer me drejtues të Prokurorive, Gjyakatave Shqiptare dhe vëzhigimit që ka bërë në institucionet e drejtësisë.
Por pavarësisht këtij fakti, duke iu referuar gjakmarrjes, Alston ka bërë apel që të mos ketë vetëgjyqësi, por t'i besohet drejtësisë. "Sistemi penal i drejtësisë ka probleme serioze, por në lidhje me vrasjet, efektivititeti i policisë në hetim dhe i gjykatave në ndëshkimin e kriminelëve është aq i fuqishëm që vrasësit të kapen. Ndaj nuk duhet të ketë vetëgjyqësi", apeloi ai.
Sipas Alston numri i vrasjeve për shkak të gjakmarrjes në vendin tonë është ulur, por fenomeni nuk është eleminuar. Ai tha se gjakmarrja mbetet një problem serioz për shoqërinë shqiptare. Sipas tij OJQ-të japin statistika të ndryshme me ato të qeverisë për numrin e vrasjeve nga gjakmarrja. Alston tha se 130 familje janë të ngujuara dhe 800 fëmijë janë në izolim për shkak të gjakmarrjes.
"Për gjakmarrjen ka diversitet në statistika. Në deklaratë kam theksuar se ka disa faktorë që krijojnë keqekuptime, si pasaktësitë terminologjike,
mbulimi sensacinal nga media", shpjegoi ai. Sipas Alston, qeveria ka marrë hapa të rëndësishme për gjakmarrjen.
Ndër të tjera Alston tha se statistikat për dhunën në familje janë vërtet shqetësuese. "Duhet të alokohen financime reale për programe kundër dhunës në familje. Nëse qeveria jep fondet e duhura ajo do mbështetet edhe me fonde nga donatorët", shtoi ai.

Raportuesi i OKB-së foli edhe për akuzat e ish-kryeprokurore së Hagës, Karla Del Polnte për krimet për trafik organesh në veri të vendit pas përfundimit të luftës në Kosovë. "Ka pasur burokraci në bashkëpunimin për këto akuza. Asnjë përpjekje për hetim nuk ka marrë bashkëpunim domethënës nga qeveria e Shqipërisë e cila e trajtoi këtë si një çështje politike", shtoi ai.

Lidhur me ligjin e lustracionit, Alston tha se ky ligj është shumë i rëndësishëm.
Ndërkaq, Alston ka kërkuar që çështja "Gërdeci" të trajtohet siç duhet dhe imuniteti të mos bëhet pengesë në hetim. Gërdeci të hetohet siç duhet. Unë nuk jap gjykim për çështjen Gërdeci, por duhet të theksoj se imuniteti nuk duhet të jetë pengesë ", nënvizoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›