Përkrahje për Luginën e Preshevës

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur në një takim të veçantë përfaqësuesit politikë shqiptarë të komunave të Luginës së Preshevës.
Gjatë takimit u diskutua për situatën politike dhe të sigurisë në Luginën e Preshevës dhe më gjerë në rajon. Në këtë kuadër, Zv.kryeministri Meta rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Qeverisë shqiptare për shqetësimet dhe kërkesat e ligjshme të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Gjithashtu, Meta i inkurajoi përfaqësuesit politikë për një qëndrim të unifikuar në kërkesat e tyre, i cili do të shtonte ndikimin e tyre politik si dhe do të krijonte mundësi më të mëdha për përfaqësimin e interesave të shqiptarëve në Serbi.