Identifikohen eshtrat e Driton Demirit
Mbetjet mortore të Driton Halit Demirit, i zhdukur gjatë luftës, janë identifikuar, pasi janë gjetur në një varr në afërsi të Fabrikës së Tjegullave në Podujevë.
Deri më tani mendohej se varri është i Ajet Duriqit, po ashtu i vrarë gjatë luftës nga forcat serbe. Mirëpo, pasi trupi i Duriqit ishte identifikuar nga mbetjet mortore që gjenden në morgun e Prishtinës, ekspertët e Zyrës për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore kanë zhvarrosur eshtrat. Me test të ADN-së është konstatuar se mbetjet mortore janë të Driton Halit Demirit, i lindur më 4 maj 1980.
Demiri, së bashku me dy persona të tjerë, ishin arrestuar nga polica serbe dhe besohet se është vrarë pranë stacionit të policisë në Podujevë.
Familjarët tregojnë se policët e maskuar në fillim i kishin rrahur dhe maltretuar në prani të familjarëve tre të rinjtë, pastaj ua kishin lidhur duart dhe i kishin detyruar t’i zbathin këpucët dhe ashtu të zbathur i kishin dërguar në drejtim të panjohur.