Ilegal Taxi
Ne fillim ishte problem identifikimi i pronarit. Kurse tash kane nje problem tjeter qarkullimin e makinave pa pasur leje nga Komuna e Prishtines. Eshte kjo kompania e auto taksive 147London Taksi148 per te cilen eshte folur shume. Ne kohen kur makinat e stilit londinez u pane per te paren here ne Prishtine thuhej se pronari i kompanise 147London Taxi148 eshte djali i madh i ish-Presidentit te Kosoves Fatmir Sejdiu Shqipo Sejdiu. Megjithate Luan Berisha pronari dhe personi qe i ka sjelle makinat ne Prishtine pohimet se prapa kompanise se tij qendron djali i Presidentit i quante shpifje te kulluara.
Megjithate ky informacion i konsumuar kohe me pare nuk eshte shume i rendesishem. Cfare ka me shume rendesi tash eshte numri i ketyre makinave te zeza te ardhura nga Londra te cilat kane leje te punes te leshuar nga Komuna e Prishtines.
Sipas disa burime te Express kompania e djalit te ish- Presidentit te Kosoves ka gjithsej 15 automjete por vetem per 10 nga ato i ka te licencuara dhe mund te qarkullojne lirshem. Kete e ka konfirmuar per Express nje pasagjer i cili dite me pare ka udhetuar me njeren nga makinat e kompanise 147London Taxi148.
Duke mos dashur t146i publikohet emri per shkak te privatesise ky burim i tha gazetes se para tri ditesh ka marre nje taksi te firmes 147London Taxi148 per te shkuar deri ne Fushe Kosove. 147Duke u kthyer nga atje per ne Prishtine na ndalen policia per nje kontroll dhe i kerkuan vozitesit te gjitha dokumentet perfshire edhe lejen e punes148 pohon ky burim.
Sipas burimit vozitesi i cili po e ngiste makinen e kesaj kompanie pervec patentshoferit nuk kishte asnje dokument tjeter te makines. 147As lejen e punes nuk e kishte e kam degjuar me veshet e mi. Bile dyshimin qe kisha ma hoqi edhe polici i cili e hapi deren ku isha ulur une dhe me tha se desha vetem me te tregu qe kjo makine te cilen ti je duke u sille nuk ka leje te punes148 thote i bindur ky burim i gazetes. 147Polici i tha shoferit te niset por nen percjelljen e policise deri ne Bregun e Diellit sepse aty e kisha destinacionin e fundit148 thote ai.
Por sipas ketij pasagjeri rruges per ne Prishtine vozitesi nepermjet radiolidhjes ka komunikuar me bazen per t146ia treguar problemin qe kishte me policine. 147E thirri bazen dhe i tha lajmeroje njerin nga taksistet dhe i dha nje numer. Nga kureshtja e pyeta perse kete numer...me tha sepse shoferi i kesaj makine eshte edhe polic e sa here qe kompania ka problem ai merret me policine148 rrefen ky pasagjer per Express.
Rrefimin e ketij pasagjeri si te vertete e ka konfirmuar per Express edhe vete Luan Berisha pronari i kompanise 147London Taxi148. Megjithate ai ka nje shpjegim per kete.
147Makina te cilen e ka ndale polici ka qene duke shkuar ne kontrollim teknik sepse une i kam marre edhe 10 makina te tjera pervec atyre 15 qe i kam pas me pare. Per keto te fundit kam aplikuar per leje148 sqaron Berisha i cili thote i bindur se keto makinat e fundit nuk qarkullojne kurre neper qytet.
147Te pakten derisa te marr leje nga komuna. Ndersa leje kam vetem per 15 makinat qe i kam marre ne fillim148 pohon Berisha sipas te cilit per kete pune kompania ka marre edhe nje gjobe.
Pervec kesaj pronari i makinave londineze Luan Berisha pohon edhe faktin se ne kompanine e tij ka punesuar edhe pjesetare te Policise se Kosoves.
147Tek ne punojne 2 police. Nje gje e tille iu lejohet edhe me ligj te kene nje pune sekondare por pa e perdor detyren e policit148 sqaron Berisha i cili thote se kete e ka bere per nje arsye te vetme.
147Dihet se policet kane rroga te vogla e pos kesaj nese nje polic punon taksist kjo do te thote qe ai gjithmone eshte aty ku ndodh dicka. Nepermjet punes se dyte mund ta kontrolloje edhe punen e pare te policit qe e ben148 pohon ai.
Por sa i perket numrit te makinave te cilat kane leje te punes nga Komuna e Prishtines Muhamet Gashi zedhenes i kesaj komune thote se kompania e taksive ne fjale ka leje te punes vetem per 10 makina e jo per 15 sic thote Luan Berisha.
147Kur ka aplikuar 147London Taxi148 per leje pune komuna i ka leshuar atyre vetem 10 leje per 10 makina. Edhe sot numri i tyre eshte i njejte sepse nuk e kemi pare te arsyeshme te leshojme leje tjera148 pohon Gashi per Express.
E pos numrit te makinave te licencuara ai nuk e di se me sa sosh kompania ne fjale qarkullon.
Sidoqofte babe e bir duket se po e ndjekin rrugen e njejte. Dikur ish-Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu ka shkele Kushtetuten dhe per kete arsye ka dhene edhe doreheqje prej Presidentit te Kosoves. Kurse hapat e tij po i vazhdon djali Shqipo Sejdiu por ky duke e shkele ligjin.