E Diel, 1 Nëntor 2026

Identifikohet arma qe vrau Veizin para kryeministrise

Ekspertet e laboratorit te Policise Shkencore prane Ministrise se Brendshme Arme e Gardes MP5 e kalibrit 9 mm


TIRAN- Ekspertet e laboratorit te Policise Shkencore prane Ministrise se Brendshme me ane te ekspertimit balistik dhe krahasues te predhes se plumbit te gjetur ne trupin e viktimes Ziver Veizi i vrare ne demonstraten e 21 janarit kane zbuluar armen nga e cila eshte shkrepur ky fishek.


Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te Ministrise se Brendshme sipas te cilave arma eshte e llojit MP-5 e kalibrit 9 mm qe perdoret nga efektivet e njesise speciale te Gardes se Republikes. shte identifikuar gjithashtu edhe gardisti qe ka kryer vrasjen por emri i tij nuk behet publik.


Efektivet me keto arme diten e demonstrates ishin te shperndare ne vende te ndryshme per rreth nderteses se kryeministrise gjithmone brenda rrethimit te saj. Sipas ketyre burimeve mesohet se ekspertet e laboratorit gjate ekspertimit balistik dhe krahasues te armes me predhen e gjetur ne trupin e viktimes kane zbuluar se nga cila arme ka dale kjo predhe. Arma e identifikuar tashme eshte sekuestruar paraditen e dates 22 janar ne ambientet e Gardes se Republikes pas vendimit te leshuar nga prokuroria per sekuestrimin e te gjithe armeve te perdorura nga gardistet diten e demonstrates.


Nga kryerja e akt-ekspertimeve te armeve eshte zbuluar njera nga armet qe ka sjelle vdekjen e shtetasit Ziver Veizit. Raporti perfundimtar i kesaj prove shkencore ende nuk eshte derguar ne prokurorine e Tiranes.


Per te qene sa me te bindur per kete arme drejtuesit e Institutit te Policise Shkencore kane kryer tre here te njejten ekspertize por edhe pse nga eksperte te ndryshem perfundimi ka qene i njejte. Arma eshte e llojit MP-5 e kalibrit 9 mm qe diten e demonstrates eshte perdorur nga nje gardist-thane burimet prane laboratorit shkencor.


Sipas tyre ne ditet ne vazhdim hetuesit e ceshtjes ne perfundim te raportit do te verifikojne numrin e armes me regjistrin ku jane te shenuar emrat e gardisteve dhe numrat e armes qe ata kishin ne perdorim diten e demonstrates se 21 janarit. Pervec ketij verifikimi prokuroret e ceshtjes mesohet se do te kryejne edhe keqyrjen e planit te masave dhe plan vendosjen e gardisteve per te provuar se ku ka qene pozicioni i gardistit qe i mori jeten viktimes Ziver Veizi diten e 21 janarit.


Emri i gardistit qe kishte ne perdorim kete arme sipas eksperteve te policise shkencore ende nuk dihet pasi regjistrat i disponon te sekuestruara prokuroria dhe vetem ata e kane te drejten e verifikimit. Me te kryer verifikimin e numrit te armes me personin qe e kishte ne perdorim mesohet se prokuroria do te leshoje urdher-ndalimin ndaj tij per tiu bashkuar gjashte urdher-ndalimeve te tjera te leshuara ndaj drejtuesve me te larte te Gardes se Republikes te kryesuar nga komandanti Ndrea Prendi.


Gjithashtu kane qene po keta eksperte te laboratorit te policise shkencore qe ndodhen prane Ministrise se Brendshme te cilet pas keqyrjes se predhes se gjetur ne trupin e te vrarit Ziver Veizi kane konstatuar demtime dhe mbetje mikroskopike te trupave te huaj si gjethe pishe ose shkurre.


Kjo ka riprovuar se vrasja e Veizit ka ardhur nga brenda rrethimit te Gardes se Republikes nga armet qe gardistet kishin ne perdorim diten e demonstrates. Nderkohe nga burimet prane Prokurorise se Pergjithshme mesohet se grupi hetimor tashme ka ngritur dyshimet e para mbi emrat e dy gardisteve qe mendohet se kane bere vrasjet e kater viktimave te 21 janarit por ende nuk jane bere publike emrat e tyre.


Garda Nuk ka server urdhrat ne 21 janar i kemi mbajtur shenim me shkrim


Ne Garden e Republikes nuk ka ekzistuar kurre asnje server radio-nderlidhje. Komunikimet ne rrjetin e radio-nderlidhjes jane te evidentuara me shkrim nga Qendra e Drejtimit te Gardes.
Keto shkruan ne nje reagim per mediat diten e djeshme Garda e Republikes lidhur me deklaratat e grupit hetimor te 21 janarit lidhur me serverin memorizues te urdhrave diten e protestes antiqeveritare kur Garda hapi zjarr ne drejtim te turmes.


Ju informojme se Garda e Republikes ka patur nje bashkepunim konstant qe nga dt.21.01.2011 e ne vazhdim me institucionet perkatese te hetimit - thote me tej deklarata e Gardes. Per 6 drejtues te Gardes jane leshuar urdhra-ndalimi per 4 vrasje dhe 10 plagosje. Urdhrat ende nuk jane ekzekutuar duke shenuar nje precedente nga me te rendet ne historine e shtetit shqiptar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›