E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti vdes 26-vjecari nga Libohova

Aksidenti ku humbi jeten Bashkim avani

Gjirokaster 7 shkurt NOA Update 8211 Bashkim avani 26-vjecari nga Libohova humbi jeten oret e para te mengjesit te sotem ne afersi te fshatit Lazarat ne Gjirokaster. Policia konfirmon se vdekja e te riut ka ndodhur ne spital si pasoje e plageve te marra pas aksidentit me makine.

avani udhetonte me automjetin tip BMV me targa greke INN 2451 dhe ka dale nga rruga duke rene nga ura ne nje perrua ku per pasoje drejtuesi i automjetit eshte demtuar rende.

Menjehere forcat e policise e kane transportuar per ne Spitalin Rajonal Gjirokaster ku pas disa oresh  megjithe ndihmen mjekesore te dhene rreth ores 03.30  avani ka humbur jeten si pasoje e plageve te renda .

Hetimet per aksidentit kane vijuar gjate momentit te aksidentit dhe me pas gjate oreve te mengjesit. Policia per shkak te ndricimit te kufizuar i ka nderprere veprimet   hetimor duke ruajtur vendin e ngjarjes me efektiva policie dhe i ka rifilluar ne kushtet e ndricimit te plote  pasi ka zbardhur dita.

Nga keqyrja e automjetit dhe nga veprimet e para proceduriale grupi hetimor ka konstatuar se shkaku i daljes nga rruga ishte Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor thuhet ne njoftimin e policise per aksidentin.

a.k/NOA

Lidhjeaksident Gjirokaster Lazarat Libohove

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›