E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kullat e jugut

Qendra Rajonale e Trashegimise Sarande ka perfshire ne 116 monumente te kategorise se pare qe ka nen administrim disa banesa karakteristike te Delvines


Prej nje fare fame qe gezojne kullat e veriut me ato karakteristikat qe kulmojne ne te qenit heroike nje konotacion qe ne fakt permblidhen dhe tipare te tjera si besa mikpritja burreria trimeria etj. te vjen te pyesesh nese dhe jugu i ka te tilla.


Ne shikim te pare duket se keshtu eshte por ne zhargonin e profesionisteve te fushes te cilat ngrehinat e gurta te jugut karakteristike sidomos per zonen e Delvine-Sarandes i klasifikojne thjesht si shtepi karakteristike gjigande per nga madheshtia dhe funksionaliteti.


Ne kete aspekt per shembull vecohen ambientet apo dhomat e sherbetoreve e hyzmeqareve te cilat nuk mund hasen ne kullat e veriut sic nuk hasen frengjite ne ato te jugut. Kjo diference sikur i bene me te paqme keto te dytat ndersa grandioziteti i pergjigjet me teper salltanetit parase se madhe agallekut bejlerllekut ndryshe nga cmund u pergjigjen ato te veriut treguesit te forces vitales heroikes.


Qendra Rajonale e Trashegimise Sarande ne 116 monumente te kategorise se pare qe ka nen menaxhim nje pjese prej tyre jane dhe banesat karakteristike te zones ku vecohet Konispoli me banesen e Hame Takos te Beqo Zenunit te Alush Takos te Maze Gaxhait te Dino Omerit ish-spitalin dhe banesen e vellezerve Koqini.


Po ashtu jane zgjedhur per te qene monumente te Kategorise se Pare dhe nga nje banese ne Vagalat Sopik e Janjar. Keto banesa disa jane te braktisura e disa ta banuara gjithnje nen vezhgimin e autoriteteve lokale te trashegimise nderkohe qe demin me ta madh duke pesuar nje rrenim te dhimbshem e kane pesuar banesat karakteristike te Dizdarajve ne fshatin Rusan te Delvines.


Por nje resurs i madh i kesaj pasurie te trashegimise eshte dhe lagja Llake ne Delvine qe autoritetet bashkiake lokale ne bashkepunim me Qendren Rajonale te Trashegimise kane vendosur tia bejne hyzmetin per ti klasifikuar dhjetera banesa karakteristike te kesaj lagjeje si Monumente te Kategorise se Pare.


Ato aktualisht jane me status mbrojtje paraprake nje faze e pare kjo para kategorizimit se synuar nese do jete i tille pas mbledhjes se te dhenave per plotesimin e kritereve ku nder to eshte dhe vjetersia e tyre qe duhet te jete mbi 100-vjecare si dhe vecorite e konstruktit arkitektura dhe teknika e ndertimit. Disa prej ketyre banesave ndodhen teresisht te braktisura prej ikjes se te zoteve te tyre ne emigrim te cilat shkojne drejt nje rrenimi te pashmangshem.


Ndersa disa te tjera qe banohen ende u jane adoptuar elemente te modes ne perpjekje per meremetime te pjesshme sic jane kasat prej duralumini ne dyer e dritare apo dhe ndonje shtojce a arnim prej betoni qe ua ka cenuar rende origjinalitetin.

Sakaq Delvina zoteron dhe nje resurs te madh trashegimie ndonese nuk mundet ta kete ne mbrojtje zyrtarisht si vlere monumentale qe eshte ajo e godinave karakteristike dykateshe ne qender te qytetit.


Nuk mundet ta kete sepse sipas Qendres Rajonale te Trashegimise ato godina nuk plotesojne disa kritere sic nje prej tyre vjetersine. Megjithate ato ruajne nje efekt aparencial te magjishem me karakteristikat e tyre dhe per qytetin sherben si nje element i forte identitar. Per kete arsye shume banore te Delvines nga 30-ta e siper qajne me lot prishjen e te tilla godinave ne vitin 1987 per tu ndertuar ne vend te tyre nje rresht pallatesh te perzishme enveri qe ata e konsiderojne si nje 97 urbanistike per qytetin.


Po keshtu qajne dhe prishjen e godinave te pazarit karakteristik me nam per gjithe zonen e Laberise e nje pjese te mire te jugut te Shqiperise duke mbetur te muzeuara pervecse ne foto te ndryshme edhe ne imazhet e filmit Historiani dhe kameleonet. Ato qe kane mbetur po ashtu jane arnuar me duralumin. E megjithate mbeten nje kujtese e vyer per qytetin nje fotografi reale e nje te shkuare te nurshme te sojshme.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›