E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje vdes nje tjeter plagoset ne nje impiant gazi

FIER/ Nje shperthim ne nje nga tubacionet ka cuar ne asfiksine e dy personave. Vdes punonjesi 50-vjecar ndersa ndodhet ne gjendje te rende nje nga drejtuesit i cili shkoi per ta ndihmuar. Po hetohet per te zbardhur shkaqet e shperthimit


FIER - Nje i vdekur dhe nje i plagosur rende eshte bilanci i nje shperthimi ne nje pike gazi pasditen e se dieles. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen Kryengritja e Fierit ndersa viktimat e ketij shperthimi jane 50-vjecari Dule Alliu i cili gjeti vdekjen e menjehershme dhe shtetasi S.Resuli i cili ndodhet ne spital ne reanimacion ne gjendje te rende.


Burimet nga policia po bejne te ditur se po hetohet lidhur me shkaqet e shperthimit te njerit prej tubacioneve te gazit.


Ngjarja


Gjithcka ka ndodhur rreth ores 1815 ne afersi te unazes se qytetit ne lagjen Kryengritja e Fierit ne nje pike impianti gazi. Ne kohen e ngjarjes mesohet se punonjesit kane qene duke kryer sherbimet e zakonshme ne tubacionet e ketij impianti. Sipas burimeve spitalore dhe atyre zyrtare policore 50-vjecari Dule Alliu i cili gjeti vdekjen ishte prej disa kohesh i punesuar te kjo firme private se bashku me punonjes te tjere. Puna qe ata po kryenin ishte nje pune e perditshme. Mesohet se krejt papritur ne nje nga tubacionet e gazit qe lidhej me nje depozite ka ndodhur nje shperthim.


Me prane vendit te shperthimit ka qene 50-vjecari Dule Alliu i cili eshte asfiksuar dhe ka rene pothuaj i pajete ne toke. Ne ndihme te 50-vjecarit Alliu ka shkuar edhe njeri prej drejtuesve te ketij impianti S.Resuli i cili eshte munduar te ndihmonte punetorin por edhe ai eshte asfiksuar edhe vete.

Policia


Burimet e policise ne vendngjarje shprehen se kane qene punonjesit e tjere ata qe kane cuar dy te demtuarit ne spitalin rajonal te Fierit por njeri prej tyre e pikerisht Dule Alliu nderkohe kishte gjetur vdekjen nga asfiksia.


Nderkohe qe ka mundur me jete te mberrije ne spital S.Resuli i cili ndodhet ne pavijonin e reanimacionit dhe sipas mjekeve do te duhet te kalojne 24 ore per te pare nese gjendja e tij do te permiresohet dhe per te percaktuar me tej veprimet e tyre
Pak minuta pas shperthimit prane pikes se ketij impianti gazi ka mberritur edhe policia lokale. Ajo ka nisur me marrjen e deshmive si dhe keqyrjen e rrethanave.


Ende prej tyre nuk ka nje njoftim zyrtar per shkaqet e kesaj ngjarjeje ku gjeti vdekjen nje person ndersa tjetri ndodhet ne gjendje te rende.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›