E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vellai vret vellain me sopate

Një i moshuar është arrestuar nga Policia e Hasit pasi akuzohet se ka vrarë vëllain e tij pas një sherri banal. Sipas njoftimit për shtyp, në Has, nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarku Kukës, u bë mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Imer Shuti, vjeç 70, banues në fshatin Brenoge komuna Fajza, Has. Arrestimi i shtetasit të sipër-përmendur u bë pasi: mbrëmjen e së dielës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas dyshohet se ka vrarë me armë zjarri vëllain e tij shtetasin, Ilmi Shuti, vjeç 60. Të njëjtat burime thonë se po punohet intensivisht për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›