E Shtunë, 31 Tetor 2026

Identifikohet gruaja e mbytur dje ne nje kanal ne Ishem

Identifikohet gruaja e cila u gjet e vdekur ditën e djeshme në një kanal në Ishëm. Sipas burimeve të policisë së Durrësit, trupi i pajetë i përket 29-vjeçares Rolanda Kaja e cila ishte e divorcuar dhe kishte dy fëmijë.

Mësohet se 29-vjeçarja ishte larguar nga shtëpia më datë 5 qershor dhe ditën e djeshme u gjet e vdekur në një kanal në Ishëm.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›