Gjakmarrja, shtohen rastet e vetëvrasjeve
TIRANË-Gjakmarrja është fenomeni që ende vazhdon të vrasë dhe të hapë plagë të reja në vendin tonë. Përvec vrasjeve në emër të Kanunit, fëmijëve që u rrezikohet jeta, ngujimit të dhjetra familjeve, fenomeni ka rritur ndjeshëm dukurinë tjetër, atë të vetëvrasjeve. Dhjetra e dhjetra persona janë vetëvrarë pasi kanë kaluar në depresion dhe shkak për këtë ka qënë detyrimi për ngujim.
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar prezantoi sot një raport, i realizuar pas ekspeditës dy mujore të misionarëve për pajtimin e familjeve me probleme hamsërie.
Në raport vihet re se gjatë 21 viteve tranzicion cështjet që kanë futur familje në hasmëri dhe gjak kanë qënë pikërisht cështja e tokës, prona të tjera dhe cështje nderi. Gjatë gjithë këtyre viteve janë vrarë me vetëgjyqësi 1070 vetë, 680 prej tyre vrasje ende të pazbuluara nga policia, kurse 240 prej tyre janë persona të vetëvrarë, kjo pasi dhjetera individëve dhe familjeve u është refuzuar e drejat e azilit politik në shtete të tjera dhe kanë kaluar në depresion të rëndë kur janë kthyer në atdhe për shkak se janë detyruar të ngujohen, motiv ky që i ka cuar më pas drejt vetëvrasjes.
Komiteti bën të ditur se 80% e vrasjeve janë për tokën dhe kjo për shkak të ligjit problematik per pronat. Kështu 31 familje janë në hasmëri për pronat ndër të cilat kanë ndodhur 27 vrasje të paramenduara. Konfliktet më të shpeshta për tokën kanë qënë në fshat nga ku numërohen 1 467 të tilla, kurse 311 për pronat në qytet.
Por, e keqja tjetër është se shumë familje nuk kanë patur dijeni se kanë qënë në gjak me familje të tjera, gjë që ka rritur numrin e vrasjeve. Kështu Komiteti i Pajtimit të Gjaqeve u shpreh sot se gjatë vitit 2010 dhe gjashtë mujorit të parë të vitit 2011 pati 17 vrasje tragjike për gjakmarrje, dhe asnjë nga anëtarët që mbetën viktima nuk kishin dijeni për hasmërinë që rrezikonin.
Drama e familjeve në gjak thellohet më tej me ngujimin. Kështu numri i fëmijëve që nuk shkojnë në shkollë është plot 921, 190 prej të cilëve janë ngujuar prej kohësh dhe janë në rrezik të madh për jetën, kurse 731 fëmijë janë lëvizur nga vendbanimet për tu fshehur më pas në qytetet metropole të vendit. Kurse numri i individëve në total që së bashku me fëmijet e tyre janë detyruar të fshihen janë rreth 5 500.
Të dhënat u bënë të ditur sot nga Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar gjatë prezantimit të një raporti të ekspeditës dy mujore të misionarëve për pajtimin e familjeve me probleme gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të 8 majit.
Ndërkohë në proces pajtimi janë 142 familje ndërsa është realizuar pajtimi i 5 familjeve në hasmëri të trashëguar në Lezhë.
Ekspedita
Ekspedita kishte si qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës mes familjeve në hasmëri, afrimin e dialogut dhe pajtimit mes tyre, shmangien e përplasjeve sociale gjatë fushatës elektorale dhe stimulimin e një pjesëmarrje sa më të kulturuar të qyetarëve në votime.
Përmes këtij raporti, Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar hedh poshtë si të pavërtetë edhe lajmin e publikuar në disa media se “familjet e ngujuara kanë shkuar në votime të shoqeruar me polici e mjete të blinduara".
"Ky dizinformim është cënim i dinjitetit të familjeve dhe veprim i dëmshëm për të ardhmen e pajtimit që ato kerkojnë", tha kryetar i Asamblese Kombetare te Misionareve te Pajtimit, Pashk Lleshi, gjatë prezantimit të këtij raporti në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar. Sipas tij, raportuesit e këtyre informacionineve nuk kanë lidhje me misionin e pajtimit.
Ai tha se asnjë nga 1650 familjet e ngujuara nga gjakmarrja, qe ishin ne monitorim nga Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar, nuk kanë kryer vrasje apo janë konfrontuar gjate fushatës elektorale dhe në diten e votimit.
Në këtë raport vihet të dukje se 820 familje që ishin në perfundim të procesit të pajtimit morën pjesë në votime të lira dhe të sigurta.
Përfaqësuesit e misionarëve dhe te shoqatave te pajtimit nga të gjitha rrethet e vendit e filluan ekspeditën në 20 mars 2011 për ta përmbyllur këtë program në 20 maj në Pukë.
Pjesëmarrësit në takimin e sotëm kërkuan qe raporti t’u dërgohet institucioneve të shtetit shqiptar, organizmave ndërkombetare dhe specialistëve të misionit vëzhgues të OSBE /ODIHR që monitoruan zgjedhjet vendore shqiptare.
(d.b/BalkanWeb)