E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS feston 20- vjetorin e themelimit. Mungojne Nano e Meta

Partia Socialiste feston sot 20- vjetorin e themelimit të saj. Ceremonia, në të cilin do të marrin pjesë rreth 800 persona, do të zhvillohet në ambjentet e hotel Sheraton. Kryetari aktual i kësaj partie Edi Rama do të mbajë fjalën e rastit që do të risjellë në vëmendje arritjet në këto 20 vjet, rrugën prej 12 qershorit 1991 e deri më sot dhe sfidat me të cilat po përballet PS.

Në ceremoni janë ftuar të marrin pjesë anëtarë aktualë të partisë, por dhe ata që kanë dhënë kontributin e tyre ndër vite si ish- ministra, ish-deputetë apo ish- drejtues politikë si dhe aleatë e diplomatë.  Ndërkaq, ish- kryetari i parë i kësaj partie, njëkoshësisht ish- kryeministri Fatos Nano, nuk është mes të konfirmuarve në listën e pjesmarrësve. Në ceremoninë e sotme nuk janë ftuar as ish- anëtari i PS, sot kreu i LSI-së Ilir Meta dhe kryeministri Sali Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›